Tjetër largimin i rëndësishëm nga Egnatia

Nga Dea Kozma
26 Janar 2024, 13:14 | Futboll

Tjetër largimin i rëndësishëm nga Egnatia

Tjetër largim për Egnatian. Donald Mëllugja nuk është më pjesë e rrogozhinasve. Ky divorc kishte kohë që diskutohej mes dy palëve derisa largimi u bë zyrtar nga vetë futbollisti, që me anë të një postimi njoftoi se nuk është më pjesë e kryesuesve të Superligës.

Mesfushori pritet të jetë përforcimi më i ri i Erzenit, po në Superligë ndonëse oferta ka dhe nga Dinamo. Mungesa e hapësirave si titullar ka bërë që Mëllgja të mos e mendojë dy herë largimin ndonëse kontratën me Egnatian e kishte deri verën e vitit 2025.

Në të kaluarën, Mellugja është aktivizuar me Ilirinë, Besën, Bylisin, Partizanin dhe Kastriotin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos