Dejvi Bregu i jep fund aventurës në Turqi. Futbollisti shqiptar është transferuar në Poloni te skuadra e Wisla Krakoë.
Bregu kaloi me sukses testet mjekësore dhe është gati t’i bashkohet skuadrës. Sulmuesi vlonjat ndërpreu kontratën me Umrani-jespor në Turqi dhe transferohet në kampionatin polak si lojtar i lirë.
Aktualisht, Wisla militon në Kategorinë e parë në Poloni dhe po lufton për t’u ringjitur në elitë. Përveç tij, me këtë ekip aktivizohet dhe një tjetër futbollist shqiptar, vëllai i Migjen Bashës, Vullnet Basha. (A2 Televizion)