Çmimet e vendosura nga UEFA, biletat kushtojnë nga 30 deri në 400 euro

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 17:11 | Futboll

Sipas çmimeve të përcaktuara nga UEFA, biletat për ndeshjet e fazës finale të Euro 2024 në Gjermani nisnin nga 30 euro, deri te më të shtrenjtat, me kosto 400 euro.

Çmimi më i lirë ishte padyshim ai për kategorinë “Tifozët të parët”, më saktësisht në tribunat pas portave. Më pas, biletat e kategorisë së parë kushtonin 60 euro, kategoria e dytë 150 dhe kategoria e tretë 200 euro.

Vendet primare në tribunat qendrore në dy anët e fushës kishin kosto 400 euro. Kërkesa për bileta në mbarë Europën ka qenë mjaft e lart, me UEFA-n që kishte marrë 30 milionë aplikime nga tifozët.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi