Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

“Plas” në UEFA, legjenda e Milanit jep dorëheqjen, akuza të forta Çeferinit: Nuk sheh moral

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 10:37 | Futboll

“Plas” në UEFA, legjenda e Milanit jep dorëheqjen, akuza

Aleksander Ceferin po humb një nga një mbështetësit e tij dhe goditja që ka marrë së fundmi mund të ketë pasoja të rënda për imazhin e tij dhe institucionit.

Zvonimir Boban, Drejtori Teknik në UEFA, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, në shenjë proteste ndaj vendimit të Ceferin për të ndryshuar Statutin në mënyrë që të qëndrojë edhe një mandat më shumë në krye të organizatës.

“Me trishtim dhe zemër të thyer, nuk kam asnjë opsion tjetër përveçse të largohem nga UEFA”, theksoi ai në një komunikatë të publikuar nga “BIld”.

“Plas” në UEFA, legjenda e Milanit jep dorëheqjen, akuza

Legjenda e Milanit ka insistuar se Ceferin nuk mendon për futbollin, por vetëm për ambiciet personale me vendimin që ka marrë për të ndryshuar Statutin në favor të rizgjedhjes përsëri në fund të këtij mandati, që duhej të ishte i fundit për të.

”Edhe pse kam shprehur shqetësimet e mia të thella dhe refuzimin tim të plotë të planit, presidenti i UEFA-s nuk sheh asnjë problem ligjor, aq më pak moral e etik. Ai dëshiron të vazhdojë me planin e tij në mënyrë që të ndjekë ambiciet e tij personale. Rregullat janë vendosur që të mbrojnë UEFA-n dhe futbollin evropian nga administrimi i keq, që për fat të keq ka qenë “sjellje normale” për shumë vite. Ndryshimi i drejtimit nga Ceferin ishte absolutisht i pakuptueshëm. Unë jam i ndërgjegjshëm që asgjë nuk është ideale, përfshirë edhe mua dhe me raste kompromiset janë të nevojshme. Megjithatë, mbështetja e këtij ndryshimi do të shkonte kundër të gjithë parimeve dhe vlerave të mia, tek të cilat besoj me gjithë zemër dhe të cilat i mbroj. Nuk po mundohem të bëj rolin e heroit, pasi nuk jam i vetmi që e mendoj kështu”, tha Boban duke lënë të kuptohet se edhe figura të tjera brenda UEFA-s janë të gatshme të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani