Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Polemika në Itali për prapaskenat e Superkupës, dizenjatori Roochi ndikoi te arbitri i Napoli-Inter

Nga Dea Kozma
24 Janar 2024, 17:23 | Futboll

Polemika në Itali për prapaskenat e Superkupës, dizenjatori

Polemikat për arbitrimin në Itali janë përforcuar. Përveç pretendimeve nga skuadrat, tifozët apo opinionistët, se verdiktet e ndeshjeve po paracaktohen, për ti hedhur benzinë zjarrit mendoi programi i famshëm “Le iene”.

Një arbitër në aktivitet i Serie A, ka folur në kushtet e anonimatit duke theksuar se sistemi i gjyqtarëve ka anomali të rënda. Sipas tij, në shumë raste, gabimet që bëhen në fushë nuk korrigjohen nga sistemi VAR.

Për më tepër, ka tendenca që për të justifikuar vendimet, realizohet një përzgjedhje specifike e imazheve që i tregohen publikut.

Sipas tij, të paktën 5 arbitra dhe asistentë po ndjekin rrugë ligjore për të hedhur në gjyq Shoqatën e Arbitrave dhe Komisionin e Arbitrave, ndërsa vlerësimet varen nga dinamikat politike që rrezikojnë të falsifikojnë kampionatin.

Një prej polemikave aktuale të gjykimit në Itali lidhet pikërisht me finalen e Superkupës, ku Interi fitoi përballë Napolit. Sipas mediave, gjatë pushimit të ndeshjes, dizenjatori i arbitrave Xhanluka Roki, zbriti në dhomën e gjyqtarëve, ku qortoi kryesorin Rapuano për mënyrën si po arbitronte.

Ai episod solli edhe ndryshimin e gjykimit në pjesën e dytë, duke mos lejuar më lojën fizike. Nga kjo situatë, erdhën edhe dy kartonët e verdhë të Simeones, në harkun e pesë minutave, që ndikuan te loja e Napolit.

Shoqata e Arbitrave mbeti gjithashtu e zhgënjyer nga puna e arbitrit kryesor, ndërsa presidenti i Napolit, De Laurentiis propozoi krijimin e një tryeze, ku do të menaxhohen më mirë vendimet e sistemit VAR.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi