Kupa e Mbretit, eliminohen Barcelona e Girona, kualifikohet Mallorca

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 10:50 | Futboll

Kupa e Mbretit, eliminohen Barcelona e Girona, kualifikohet Mallorca

Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit teksa u mposht 4-2 në çerekfinale nga Athletic Bilbao. Një ndeshje e luftuar që u vendos vetëm pas 120 minutash lojë.

Baskët kaluan të parët në epërsi që në minutën e parë të ndeshjes kur Guruzeta me qetësi dërgoi topin në rrjetë. Katalanasit e përmbysën rezultatin në minutën e 26-të me Lewandowskin fillimisht dhe pas tij talenti Jamal.

Megjithatë Athletic Bilbao nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në minutën e 49-të  me Sancet.

Pavarësisht se dy ekipet provuan deri në fund për të shënuar, 90 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë 2-2. Në shtesë skuadra e Bilbao ishte më kërkuese dhe realizoi me Inaki dhe pas tij Niko Williams, vulosën kualifikimin në gjysmëfinalen e trofeut. 

Një tjetër disfatë për katalanasit , pasi humbjes së Superkupës, tani eliminohen dhe nga Kupa e Mbretit. Tashmë janë në garë vetëm për trofeun e Champions League dhe La Ligës.

Edhe Girona nuk mundi të kalonte më tej pasi u eliminua nga Majorka. Vendasit e nisën më mirë pjesën e parë teksa shënuan 3 gola brenda 45 minutash.

Në fraksionin e dytë, Girona nisi të reagonte. Aranes doli me karton të kuq ndërsa Kristjan Stuani realizoi nga penalltia. Në minutën e 72, në fushë u aktivizua dhe futbollisti shqiptar Vedat Muriqi i cili kishte disa raste, por nuk mundi ti finalizonte.

Girona shënoi në fund me Savion por nuk kishte më kohë pasi surpriza e këtij sezoni në Spanjë i jep përfundimisht lamtumirën Kupës së Mbretit.

 

 

A2 CNN Livestream

A2 Business