Shkëlqimi dhe rënia e Vllaznisë së femrave, Presidenti Matija paralajmëron shkrirjen e klubit

Nga Erald Kodhelaj
25 Janar 2024, 17:02 | Futboll

Vllaznia, skuadra më e mirë në futbollin e femrave, ekipi që ka dominuar në futbollin shqiptar dhe shkoi për herë të parë në histori ne grupet e Champions League, rrezikon të shkrihet.

Gjithçka nisi me dhunën në kryeqytet përballë Tiranës që u shoqëruan dhe me dënimet e disiplinës. Se fundmi shkodranet bojkotuan ndeshjen e kthimit ne Gramsh në Kupën e Shqipërisë duke u shkurorëzuar si kampione në fuqi.

Të gjitha këto ngjarje rrezikojnë që emri më i rëndësishëm në futbollin për femra, Vllaznia të jetë realisht në dyshim ekzistencial për të ardhmen.

Për të kuptuar pse Vllaznia është një emër kaq i rëndësishëm për futbollin shqiptar, historia flet vetë. Në 10 vitet e fundit, ato kanë fituar 10 tituj kampion radhazi, 10 Kupa Shqipërie.

Ndërsa në vitin 2022, për herë të parë në histori u kualifikuan në grupet e Champions League dhe shënuan golin e parë në arenën europiane përballë gjigandëve të Real Madrid me autore Megi Doçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos