Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Publikohet video e sherrit masiv në ndeshjen e femrave Tirana-Vllaznia

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 08:19 | Futboll
Publikohet video e sherrit masiv në ndeshjen e femrave Tirana-Vllaznia
Moment nga sherri mes stafit të dy skuadrave

Përballja e futbollit të femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë duhej të ishte një shfaqje, pasi përballë viheshin dy skuadrat që po rivalizojnë për titullin kampion. Por, për fat të keq, ka treguar se në futbollin e femrave mund të ndodhin ngjarje po aq të shëmtuara sa në futbollin e meshkujve, ku dhuna bëhet jo rrallëherë protagoniste.

Ndeshja është braktisur në minutën e 22-të për shkak të një zënke masive në fushën e lojës me përplasjet që kanë përfshirë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve. Situata ka degjeneruar aq sa ekipet janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve të dhunshme nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit.

Së fundm, në rrjet ka qarkulluar edhe videoja e sherrit masiv, pamje me të vërtet të turpshme. Në vazhdim pritet të bëhen të ditura dhe vendimet nga Komisioni i Disiplinës, ku agresorët duhet të marrin dënim shembullor.

Për më tepër shikoni videon këtu

A2 CNN Livestream

Dita jonë