Publikohet vlera e ekipeve kombëtare, ja ku renditet Shqipëria

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2023, 21:26 | Futboll

Publikohet vlera e ekipeve kombëtare, ja ku renditet Shqipëria

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në fazën finale të një Evropiani dhe në datën 2 dhjetor mëson kundërshtarët që do të ketë përballë në grup.

Edhe pse ka mbetur për t’u mësuar emri i 3 ekipeve të fundit që do të kualifikohen në Euro 2024 nëpërmjet “play off”-it, faqja e njohur transfermarkt.de ka publikuar vlerën reale të të gjitha ekipeve që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.

Sipas kësaj faqeje, Shqipëria vlen 82 milionë euro me të gjithë lojtarët bashkë, duke u renditur e parafundit. Mbrapa nesh klasifikohet vetëm Rumania, që ka një vlerë prej 72 milionë eurosh.

Dy vendet e para mbahen nga Anglia dhe Franca. Secila prej të dyja kombëtareve kap vlerën e 1 miliard eurove.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos