Terry Venables, ish-futbollisti dhe trajneri i famshwm anglez, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.
Venables ka pasur një karrierë të gjatë si trajner, në skuadra të shumta. Venables ka qenë trajner i Anglisë, Australisë, Barcelonës dhe Tottenham. Terry Venables udhëhoqi Anglinë në Euro 1996, megjithëse nuk ishte në gjendje t'u jepte “Tre Luanëve” titullin evropian, pasi ata u eliminuan në gjysmëfinale.
“Jemi krejtësisht të shkatërruar nga humbja e një burri dhe babai të mrekullueshëm, i cili ndërroi jetë i qetë dje pas një sëmundjeje të gjatë”, thuhet në një deklaratë nga familja e Venables, në të cilën ata konfirmojnë humbjen fatale.
Me Barcelonën, ai arriti finalen e Kupës së Kampioneve në sezonin 1985-1986, por humbi me penallti kundër Steauas së Bukureshtit. Me Barcelonën ai fitoi kampionatin në 1984-1985 dhe Kupën në vitin 1986.
Venables është konsideruar gjithmonë një idhull në Tottenham, Queen Park Rangers dhe veçanërisht Crystal Palace, një klub ku ai u tërhoq nga futbolli i luajtur dhe drejtoi ekipin në më shumë se 200 ndeshje. Ai ishte asistent i Steve McLaren me Anglinë (2006-2007) dhe bëri shumë mirë me Australinë.
Si futbollist, ka luajtur 204 ndeshje me Chelsea, si dhe ka veshur gjithashtu fanellën e Tottenham dhe Queens Park Rangers.
Me Anglinë është grumbulluar vetëm dy herë, në vitin 1964.
(A2 Televizion)