Arsenali ka dalë me tre pikë në përballjen e radhës në Premier League, në transfertën e vështirë të Brentford.
Ndonëse zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe me intensitet të lartë, djemtë e Artetës arritën të gjejnë golin e fitores vetëm në minutën e 89 të takimit falë një goditje të bukur me kokë të Kai Havertz, i cili e futi topin mes këmbëve të portierit vendas.
Më këtë 3 pikësh, Arsenali mori dhe kryesimin e tabelës, duke përfituar dhe nga barazimi që City mori me Liverpool në ndeshjen hapëse të kësaj jave.
(A2 Televizion)