Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Liverpool ndal vrullin e Manchester City, kryendeshja e Premier League mbyllet në barazim

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2023, 15:58 | Futboll

Liverpool ndal vrullin e Manchester City, kryendeshja e Premier League mbyllet

Liverpool kishte 7 vite që nuk fitonte në “Etihad” ndaj Manchester City-t dhe skuadra e Klopit është e detyruar sërish të presë edhe një vit për ta thyer këtë tabu.

Ndeshja e sotme mes dy ekipeve u mbyll në barazim 1-1. Ku të parët shënuan vendasit me Halland në minutën e 27-të. 10 minuta para mbylljes së kohës së rregullt Liverpool-i barazon me golin e Arnold.

Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte se trajneri Pep Guardiola nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë ndeshjes, ndërsa Klop i bëri të pesë zëvendësimet që kishte në dispozicion. Pas kësaj ndeshje City provizorisht është i pari me 29 pikë dhe pas tyre vjen Liverpool-i me 28 pikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani