Pas dy ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare të futbollit, ku edhe pse u vulos kualifikimi në Europianin e Gjermanisë, nuk arriti të lërë gjurmë, Myrto Uzuni është rikthyer me gol në La Liga.
Në ndeshjen e parë të kësaj jave në futbollin spanjoll, ku Granada udhëtoi për në transfertën e Alaves, sulmuesi shqiptar arriti të lërë gjurmë, por pa mundur të ndihmojë skuadrën e tij.
Alaves e dominoi takimin dhe udhëhoqi bindshëm 3-0 deri në minutën e 85 kur Uzuni ngushtoi diferencën teksa ktheu në gol një 11-metërsh. Ky ishte goli i pestë në 13 javë në La Liga për Uzunin.
5ème ⚽️ en championnat pour M. Uzuni
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) November 24, 2023
pic.twitter.com/Ok18330rMb (A2 Televizion)