Bayerni ka marrë një fitore minimale në transfertën ndaj Koln, e cila është ndeshja e parë pas pushimit për shkak të zhvillimit të eliminatoreve të Kampionatit Europian.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, e dominuan në të gjitha drejtimet kundërshtarin, por arritën të realizojnë vetëm një gol dhe këtë e bënë me anë të të përhershmit Kane, i cili është shndërruar në një makineri golash te bavarezët, duke kaluar edhe rekordet e vendosura aty nga polaku Lewandowski.
Me këtë fitore, Bayern rimerr përkohësisht vendin e parë me një pikë më shumë se Leverkuseni i Granit Xhakës, i cili do ta luajë në fundjavë ndeshjen e javës së 12 në Bundesligë. (A2 Televizion)