Futbollisti i talentuar Francesco Camarda është gati të debutojë me Milanin këtë fundjavë.
Edhe pse 15 vjeç e 259 ditë, ai konsiderohet si një talent premtues dhe këtë e ka treguar dhe te Milani i 19-vjeçarëve, ku me golat e tij spektakolarë ka tërhequr vëmendjen e Stefano Piolit, ndërsa mundësia që Pioli ta thërrasë këtë të shtunë është gjithnjë e më madhe.
Tekniku italian është me “dhimbje” koke, pasi Okafor dhe Leao janë të dëmtuar, ndërsa Giroud duhet të shlyejë skualifikimin e dy ndeshjeve.
Nëse do të grumbullohet dhe do të ketë minuta ndaj Fiorentinës, Camarda do të thyejë rekordin e Paolo Maldinit si debutuesi më i ri i Milanit në Serinë A. (A2 Televizion)