Hidhet shorti i “play off”, Polonia, Ukraina dhe Greqia favorite drejt Euro2024

Nga Erald Kodhelaj
23 Nëntor 2023, 15:18 | Futboll

Hidhet shorti i “play off”, Polonia, Ukraina dhe Greqia favorite

Dymbëdhjetë skuadra ende në garë për tre biletat e fundit në finalet e Euro 2024.

Falë rrugëtimit nga Nations League, ku fitueset e Ligave A, B dhe C do të sigurojnë pjesëmarrjen në aktivitetin në Gjermani.

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës u respektuan parashikimet paraprake, ku goglat vendosën që nga ndarja e skuadrave të projektohen edhe favoritet për të fituar. Në Ligën A, Polonia do të luajë në gjysmëfinale ndaj Estonisë, teksa Uellsi dhe Finlanda do të sfidohen për një vend në finale. Polakët që u deklasuan nga Kombëtarja shqiptare janë favoritë për të fituar.

Në Ligën B, Izraeli përballet me Islandën, ndërsa Bosnja me Ukrainën. Këta të fundit cilësohen favoritë për të fituar dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Euro 2024.

Në Ligën C, Gjerogjia ndeshet me Luksemburgun, ndërsa Kazakistani sfidon Greqinë, me helenët që janë në pozitat e favoritëve.

Ndeshjet gjysmëfinale në “playoff” do të luhen të gjitha në datën 21 mars 2024, teksa finalet janë përcaktuar të zhvillohen të martën e 26 marsit. Tre skuadrat fituese do të plotësojnë edhe kuadrin e 24 skuadrave pjesëmarrëse në Kampionatin Europian, teksa do të rreshtohen në vazon e katërt të shortit, që do të hidhet më 2 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos