Po flitej për De Biasin, por një tjetër emër del në skenë për stolin e Kosovës

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 21:48 | Futboll

 

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbetur pa trajner pas përfundimit të eliminatoreve të Europianit të Gjermanisë dhe largimit të Primoz Gliha. Në të njëjtën ditë, edhe De Biasi, trajneri që çoi Shqipërinë në Europianin e vitit 2016, mbylli kontratën e tij me Azerbajxhanin dhe menjëherë nisën aludimet se ai do të ishte drejtuesi i ri i dardanëve.

Megjithatë, sipas medias boshnjake “Sportske”, trajneri i ri i Kosovës do të jetë Blaz Sliskovic. “Sliskovic është kandidati më serioz për trajner të Kombëtares së Kosovës. Si lojtar dhe trajner, ai la gjurmë të dukshme te Hajduku, më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares së Kosovës. Tashmë duket se është shumë afër Kosovës.

Sliskovic, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, shquhet se bën një futboll sulmues dhe mbështet të rinjtë”, shkruan media boshnjake.

Ndoshta këto elementë mund të ndikojnë te drejtuesit e futbollit në Kosovë për të firmosur një kontratë me Blaz Sliskovic. Megjithatë, deri tani nuk ka asgjë zyrtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli