Dhuna në ndeshjen Brazil-Argjentinë, Messi: Mund të ishte një tragjedi

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 17:31 | Futboll

Dhuna në ndeshjen Brazil-Argjentinë, Messi: Mund të ishte

Lionel Messi mendon se incidentet në nisje të ndeshjes eliminatore mes Brazilit dhe Argjentinës mund të kishin shkaktuar një tragjedi të vërtetë nëse situata nuk do të ishte qetësuar në kohë.

Policia fajësoi tifozët miq për nisjen e dhunës në stadiumin “Maracan”, por argjentinasi shprehet se në atë anë ndodheshin vetëm familjarët dhe të afërmit e lojtarëve.

Pleshti me shokët e skuadrës u përpoqën të qetësonin situatën dhe madje pati dhe përplasje me policinë, përpara se të shkonin në dhomat e zhveshjes me vendim të arbitrit kryesor.

“Ishte shumë situatë e rëndë pasi ne po shihnim njerëzit që rrihesh me shkopinj gome”, u shpreh 36 vjeçari, kampion bote.

Sa për statistikë Argjentina e fitoi ndeshjen ndaj me Brazilit me rezultatin 0-1 pas një vonese që zgjati për më shumë se 30 minuta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu