Tifo-grupi i njohur, “Plisat” mbeti pa biletë për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024, atë në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në takimin e festës së arritjes në Europian.
Gjithsesi, kjo nuk i ka penguar ata që menjëherë pas sfidës, të fillojnë të festojnë.
“Plisat dhe Prishtina jane dhe perhere do te jene zemra e shqiptarise. Çdo here rruget e veshtira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe me e embel. Kenaqni syte me pamjet e festes se Plisave e te Prishtines, pas kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2024. Shihemi ne Gjermani!”, - shkruajnë “Plisat” në Facebook. (A2 Televizion)