Pas shkarkimit të trajnerit, De Biasi kandidat potencial për stolin e Kosovës

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 18:25 | Futboll

Pas shkarkimit të trajnerit, De Biasi kandidat potencial për stolin e

Ish-trajneri i kuqezinjve, Gianni De Biasi pas tre vitesh nuk është më trajneri i Azerbajxhanit. Italiani, në një bisedë për SKY tregon se është në kërkim të një ekipit tjetër kombëtar.

"Në të ardhmen nëse është e mundur do të kërkoja një kombëtare tjetër, ka diçka dhe shpresojmë se do të materializohet, por derisa të nënshkruhet është më mirë të mos flasim", tha ish-trajneri i Shqipërisë.

Më pas trajneri foli edhe për idenë e tij, teksa do një kombëtare për diçka të rëndësishme.

 "Shpresoj për përvojën që kam dhe për atë që kam treguar se mund të gjej një përzgjedhje që do të më japë mundësinë të luftoj për të arritur majat dhe për t'u kualifikuar për diçka. Tani më pëlqen dimensioni i ekipeve kombëtare, angazhimet e përqendruara por të largëta që të lejojnë të punosh në mënyrë objektive”, shtoi De Biasi.

Orët e fundit në medie është diskutuar edhe për kalimin e tij te Kosova, pasi këta të fundit nuk rinovuan me trajnerin Primoz Gliha, duke qenë pa trajner për momentin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli