Egnatia bën gjestin e veçantë në kujtim të Dwamenas

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 19:22 | Futboll
Egnatia bën gjestin e veçantë në kujtim të Dwamenas
Raphael Dwamena

Përballja mes Egnatias dhe “Demave të Kuq” të Partizanit rezultoi të ishte e fundit në karrierën e tij, për “yllin” ganez, Raphael Dwamena, i cili pas një ataku kardiak të pësuar në fushën e blertë, ndërroi jetë, duke shokuar si lojtarët në fushë, por të gjithë dashamirësit e këtij sporti “të magjishëm”.

Në përkujtim të 28-vjeçarit, i cili ishte dhe kapiteni i “rrogozhinasve” të Egnatias, këta të fundit kanë vendosur se simbolet dhe mënyra se si “bomberi” i sulmit festonte golat e tij do të jenë të vendosura në fanellat e të gjithë futbollistë.

“Gjithmonë me ne… Festimi i golit dhe simbolet e kapitenit do jenë të vendosura në fanellat e gjithë futbollistëve. Përjetë KAPITENI jonë…”,- thuhet në njoftimin e plotë të klubit “rrogozhinas”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

Ky njoftim erdhi në vetë klubi, me anë të një postimi të publikuar në profilet zyrtare, në rrjetet sociale dhe momentalisht nuk dihet, nëse fanella do të jetë e tillë, vetëm për përballjen e së enjtes ndaj Partizanit, apo do të qëndrojnë kështu deri në fundin e këtij sezoni.

A2 CNN Livestream

A2 Sport