Sa shanse ka që Shqipëria të fitojë EURO 2024? Kompanitë e basteve na “fshijnë” nga lista

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 13:21 | Futboll

Sa shanse ka që Shqipëria të fitojë EURO 2024?

Kompanitë e basteve kanë nisur menjëherë që të kuotojnë shanset e Kombëtareve për të fituar Europianin e Gjermanisë.

Franca dhe Anglia duken niveli tjetër, teksa këto dy kombëtare kanë koeficientin më të ulët për sukses, 5.

Më pas vjen vendi organizator, Gjermania me koeficientin 7, Spanja 8 dhe Portugalia 10.

Ndërkohë, vërtet interesante të shohësh se Shqipëria del tërësisht jashtë loje. Sipas kompanive të basteve, shansi që Shqipëria të fitojë EURO 2024 është zero.

Kuqezinjtë kuotohen me koeficientin 400 për të mbërritur te suksesi i trofeut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos