Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Rikthehet Superliga, Egnatia pret Partizanin, Tirana sfidon Kukësin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 10:30 | Futboll

Rikthehet Superliga, Egnatia pret Partizanin, Tirana sfidon Kukësin

Këtë të enjte, rikthehet superliga shqiptare me javën e 13-të. Gjithçka do të nisë aty ku u la 2 javë më parë me takimin Egnatia-Partizani në stadiumin e Rrogozhinës. Ndeshja u ndërpre në minutën e 24-të dhe do të nisë po aty nga të njëjtit lojtarë në fushën e blertë.

Një ndeshje me aromë titulli, pasi aktualisht dy ekipet kryesojnë klasifikimin dhe janë pretendentë kryesor për të marrë dhe trofeun në fund. Nga ana tjetër e kryeqytetit, Tirana pret në arenën kombëtare Kukësin.

Edhe pse në letër bardheblutë janë favoritë, verilindorët kanë treguar jo pak herë se dinë të suprizojnë. Ndeshje e bukur është dhe ajo mes Dinamos dhe Erzenit. Dy skuadra në fundin e tabelës që i ndan vetëm një pike nga njëra-tjetra do të matin forcat në “Niko Dovana” me objektivin e vetëm fitoren.

Java e 13-të mbyllet të premten me dy ndeshjet e fundit. Teuta e Edi Martinit udhëton në Korçë. Skuadra e Gvozdenovic nuk po kalon një formë aspak të mirë, pasi në 5 ndeshjet e fundit, nuk ka regjistruar asnjë fitore. Gjithçka mbyllet në “Loro Boriçi”, aty ku Vllaznia pret Laçin në një ndeshje të fortë me dy ekipet që do të luajnë vetëm për fitore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani