Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Kombëtarja i shpëtoi karrierën, shqiptari Sylvinho dhe basti i fituar me kuqezinjtë

Nga Erald Kodhelaj
23 Nëntor 2023, 16:32 | Futboll


I pajisur rishtazi me pasaportën shqiptare. I vlerësuar me “Shqiponjën e Artë” në Samitin e Diasporës së zhvilluar në Tiranë. Sylvinho po shijon orët e merituara të triumfit, pas kualifikimit të Kombëtares në finalet e Euro 2024.

Emërimi te Shqipëria ishte lëvizja e duhur. Ecuria me Kombëtaren i riktheu në shinat e duhura karrierën si trajner, që edhe pse e praktikonte prej pak kohësh, rrezikonte ta mbyllte pa sukses. Gazeta spanjolle “Sport” analizoi si Sylvinho ishte njeriu i duhur për Kombëtaren dhe se si kuqezinjtë ishin ekipi i duhur për brazilianin.

“Karriera e Sylvinho-s në stol u ndal pas shkarkimit nga Corinthians, në shkurt të vitit të kaluar. Pas stazhit si asistent i Mancinit te Inter dhe Tites te përfaqësuesja e Brazilit, ai kërkonte një eksperiencë të re, teksa punoi për një kohë të shkurtër edhe te Lyon në Francë. Shqipëria e thirri, teorikisht jo një prej detyrave më prestigjioze në panoramën e futbollit europian. Sylvinho bëri një vesh të shurdhër ndaj miqve që e këshilluan të mos e lidhte emrin e tij me Shqipërinë. Mori një vendim me rrezikshmëri të lartë, duke pranuar postin në janar të këtij viti… dhe në fund ia doli”, shkruan media spanjolle.

E përditshmja spanjolle e vlerësoi 49-vjeçarin si një trajner emergjent, studioz, këmbëngulës dhe shumë elastik. Mrekullia me Kombëtaren mund t’i hapë dyer të shumta në të ardhmen në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh. Kuotate  Sylvinho-s në panoramën e futbollit botëror janë rritur dukshëm, duke e shndërruar në një prej trajnerëve të së ardhmes që duhen mbajtur nën vëzhgim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu