Një skuadër e ndërtuar për të luftuar për titull, por që e sheh veten në zonën e rënies nga kategoria. Vllaznia kërkon fitoren e parë pas tre ndeshjeve. Tri pikët janë detyrim për të dalë nga kriza, por edhe kurbinasit synojnë fitoren, që mungon prej një muaji e gjysmë në kampionat.
Edhe në sfidën tjetër që mbyll javën e 13-të luajnë dy skuadra që luftojnë për mbijetesë dhe nuk fitojnë prej javësh. Skënderbeu dhe Teuta kanë një përballje direkte.
Teuta e vendit të parafundit me 12 pikë, ka vetëm 2 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të gjashtë në renditje. (A2 Televizion)