Pas tragjedisë së 11 nëntorit, Egnatia kujton Dwamena dhe ndal Partizanin

Nga Erald Kodhelaj
23 Nëntor 2023, 16:38 | Futboll


12 ditë pas ndarjes nga jeta të Raphael Dwamena -s, Egnatia dhe Partizani u kthyen në fushë, për të mbyllur ndeshjen që u ndërpre në minutën e 24-t prej tragjedisë.

Sulmuesi nga Gana pësoi kolaps në fushë, pas problemeve me zemrën, teksa nuk arriti të mbijetonte në spital.

Përpara ndeshjes, në Rrogozhinë u zhvillua edhe ceremonia përkujtimore për 28-vjeçarin. Egnatia dhe Partizani luajtën 66 minutat e mbetura të lojës, që nisi nga barazimi 1-1. Në përfundim të sfidës, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte. Me këtë rezultat, rrogozhinasit dhe të kuqtë vijojnë të ndajnë kreun e kampionatit me 27 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos