Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Skënderbeu në zonën play-off në Superiore, Vllaznia mbetet në krizë

Nga Erald Kodhelaj
24 Nëntor 2023, 19:08 | Futboll

Skënderbeu në zonën play-off në Superiore, Vllaznia mbetet

Një fitore, e para në gjashtë javë të kampionatit i mjaftoi Skënderbeut të pozicionohet në zonën play-off, mes skuadrave që në fund të sezonit të rregullt do të luajnë për titullin.

Korçarët fituan 3 me 1 përballë Teutës, duke i zhytur durrsakët në fundin e renditjes. Ahanonu, Liço dhe Rashica shënuan golat e triumfit të Skënderbeut.

Në ndeshjen tjetër që mbylli javën e 13 të Superiores, Vllaznia u frenua në barazim pa gola në shtëpi nga Laçi. Të dyja ekipet vijojnë serinë pa fitore dhe mbetën në zonën e ulët të klasifikimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu