Mario Balotelli është përfshirë në një aksident automobilistik, ku për fatin e mirë dëmtimet kanë qenë të lehta.
Ngjarja ndodhi në Breshia, rreth orës 20:30 të së enjtes, kur lojtari, pas një feste me shoqërinë, po kthehej në shtëpi.
Italiani iu nënshtrua edhe një testi alkool ku rezultoi pozitiv. Makina e tij tip Audi u shkatërrua thuajse plotësisht, ndërsa Super Mario iu drejtua menjëherë spitalit për të marrë ndhmën e nevojshme.
Balotellit iu hoq dhe patenta, ndonëse në momentin e aksidentit nuk e kishte me vete. (A2 Televizion)