Pas finales mes Romës dhe Feyenoord dy vite më parë, një tjetër ndeshje e Conference League do të luhet në stadiumin Air Albania në Tiranë.
Komisioni i Garave në UEFA ka vendosur që të jetë pikërisht ndeshja mes Ballkanit dhe Plzen të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, kjo për shkak të gjendje së rënduar të fushës së stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Kësisoj, të enjte në orën 18:45 në datën 30 nëntor stadiumi "Air Albania" do mirëpresë kampionët e Kosovës, Ballkani që luan ndaj Viktoria Plzen, ndeshje e vlefshme për grupin C të Conference League.
Në këtë grup pas katër ndeshjeve të luajtura Plzen është në krye me 12 pikë, ndjekur nga Astana dhe Ballkani me katër, e Dinamo Zagreb me tri pikë. (A2 Televizion)