Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Futbolli i vajzave, në vigjilje të “klasikes së kampionatit shqiptar” Tirana-Vllaznia

Nga Dea Kozma
25 Nëntor 2023, 10:34 | Futboll


Tirana e futbollit të femrave këtë sezon ka objektiva maksimal. Bardheblutë stërviten intensivisht çdo ditë, nën drejtimin e Alpin Gallos, ndërsa ëndërrojnë trofeun e titullit kampion në fund.

Këtë fundjavë, përballë do të kenë një rival direkte si Vllaznia, që për vite ka dominuar në fushën e blertë.

Megjithatë kjo nuk e tremb aspak ekipin kryeqytetas që premton se do të luajë për të marrë maksimumin. Aktualisht, Tirana dhe Vllaznia ndajnë kreun e klasifikimit dhe mbeten dy ekipet kryesore pretendente për titullin kampion. Takimi do të luhet këtë të shtunë në orën 13:00 te kompleksi “Skënder Halil”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi