Vlahovic godet, Lautaro përgjigjet. Juve dhe Inter ndajnë pikët, minuta edhe për Asllanin

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2023, 22:44 | Futboll

Vlahovic godet, Lautaro përgjigjet. Juve dhe Inter ndajnë pikët,

Pak raste, shumë tension dhe në fund barazim 1-1 mes Juventusit dhe Interit.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, me Vlahovic i cili kaloi në avantazh bardhezinjtë, pas një asisti të Chiesa, ndërsa Lautaro barazoi rezultatin për zikaltërit, pas pasimit të Thuram.

Në pjesën e dytë shumë ndërhyrje të gabuara dhe shumë ndalesa të lojës, me shifrat që nuk ndryshuan, ashtu siç nuk ndryshon renditja, me Interin që vijon kryesimin, dy pikë më shumë sesa Juventusi.

Në këtë ndeshje, Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 82, duke zëvendësuar Hakan Çalhanoglu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos