Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Vuan nga “ipomania”, legjenda e Argjentinës izolohet në një spital psikiatrik

Nga A2 CNN
26 Janar 2024, 09:13 | Futboll

Vuan nga “ipomania”, legjenda e Argjentinës izolohet në

Legjenda e Argjentinës, Ezequiel Lavezzi, është duke kaluar ndoshta periudhën më të errët në jetën e tij.

Javët e fundit, kanë qenë tepër të ngarkuara për ish-lojtarin e Napolit, teksa argjentinasi është shtruar tashmë në një spital psikiatrik në Buenos Aires, për shkak se vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.

Sipas mediave, Lavezzi i është nënshtruar një trajtimi shumë të rreptë, madje ka kaluar edhe disa ditë në izolim total.

Ndërkohë, mediat sportive kanë zbuluar bisedën mes Lavezzit dhe një të afërmi të tij. Ky i fundit tregon për prestigjiozen franceze se Lavezzi i ka thënë se të gjithë këtë sakrificë po e bën për djalin e tij, pasi i duhet të shërohet dhe t’i rikthehet jetës normale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi