Atletico Madrid mundi minimalisht Sevilla dhe siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Që në minutat e para, ritmi i lojës ishte i lartë. Pas një faulli në zonë, arbitri drejtoi gishtin nga penalltia, por fati nuk ishte në anën e Griezmann.
Edhe në fraksionin e dytë, madrilenët kishin kontrollin e topin. Griezmann dhe Depay shënuan, por VAR anuloi festën për pozicion jashtë loje.
Goli i avantazhin erdhi në minutën e 79, kur holandezi Depay me një devijim të lehtë dërgoi topin në rrjetë.
Sevilla pretendoi dhe për 1 penallti, por për arbitrin çdo gjë ishte e rregullt. Kaq mjaftoi që Atletico të merrte një biletë për në gjysëmfinale duke iu bashkuar 3 ekipeve të tjera, Bilbao, Mallorca e Sociedad. (A2 Televizion)