Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë me Suedinë në një miqësore në muajin mars. Lajmin e ka bërë zyrtare vetë faqja e federatës që me anë të një njoftimi tregoi se dy institucionet kanë arritur marrëveshjen.
Ky takim do të luhet më 25 mars 2024 në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari mbetet ende i pacaktuar.
Në histori, këto dy kombëtare janë përballur 5 herë me njëra-tjetrën, 4 fitore regjistrojnë suedezët, ndërsa kuqezinjtë kanë fituar vetëm herë në një miqësore në vitin 2004, me rezultatin 2-1 në Qemal Stafa.
Kjo miqësore pritet të jetë një test i mirë dhe për trajnerin Sylvinho në prag të europianit 2024. (A2 Televizion)