Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

Reali fiton me përmbysje dhe ruan kryesimin

Nga A2 CNN
27 Janar 2024, 18:54 | Futboll

Reali fiton me përmbysje dhe ruan kryesimin

Real Madrid fitoi me përmbysje në transfertë ndaj Las Palmasit dhe ruan kryesimin e kampionatit spanjoll.

Madrilenët kaluan në disavantazh në minutën e 53-të të ndeshjes, kur Munoz mposhti portierin Lunin. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti ia dolën të përmbysnin rezultatin falë golave të Vinicius Junior dhe Tchouameni, respektivisht në minutat 65 dhe 84.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në kuotën e 54 pikëve, i ndjekur nga Girona me dy pikë më pak.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu