Java e 21 e Kategorisë Superiore do të ndahet mes të dielës dhe të hënës. Vëmendja është në supersfidën Vllaznia-Partizani, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Një duel titulli mes dy ekipeve pretendente për trofeun në fund. Kuqeblutë vijnë pas 5 fitoreve radhazi, përfshirë dhe kualifikimin në Kupë, dhe për këtë kërkojnë vazhdimësi. Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Partizanin që në 5 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm 1.
Dy ekipe do të luajnë vetëm për 3 pikë dhe spektakli është i garantuar. Në anën tjetër, Tirana pret Skënderbeun në kryeqytet. Bardheblutë duan të rimarrin vendin e tretë në kampionat, edhe pse përballë korçarëve detyra do të jetë e vështirë. Takimi nis në orën 17:00. (A2 Televizion)