Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Igli Tare vlerëson Inzaghin, e “sponsorizon” për titullin

Nga Erald Kodhelaj
26 Janar 2024, 17:21 | Futboll

Igli Tare vlerëson Inzaghin, e “sponsorizon” për titullin

Simone Inzaghi është një prej trajnerëve më të mirë në botë. Ky është vlerësimi nga Igli Tare, që e ka njohur teknikun në periudhën kur ishte drejtor sportiv te Lacio, madje këmbënguli që t’i besonte stolin e skuadrës së Serisë A.

“Simone është një prej trajnerëve më të mirë në botë, që di ta menaxhojë fare mirë angazhimin mes kampionatit dhe Europës. Inter është një prej skuadrave favorite në Champions, përkrah City dhe Bayern. Inzaghit i mungon vetëm titulli kampion që të kurorëzojë karrierën, pasi deri tani ka fituar kupa”, tha Tare.

Sipas ish-kapitenit kuqezi, “Interi mbetet skuadra për t’u mposhtur në kampionatin italian, pasi ka bërë afrime të rëndësishme”.

Megjithatë, ish-sulmuesi beson se “gara për titull do të vendoset në muajin mars”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu