Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Asllani titullar kundër Fiorentinës, shansi që të bindë trajnerin Inzaghi

Nga Erald Kodhelaj
26 Janar 2024, 17:17 | Futboll

Asllani titullar kundër Fiorentinës, shansi që të bindë

Për herë të parë në këtë kampionat, Kristjan Asllani do të aktivizohet si titullar te Interi. Mesfushori shqiptar do ta nisë ndeshjen në fushën e Fiorentinës nga minuta e parë dhe duhet të tregojë të gjithë kualitetin që zotëron.

Pezullimi i Çalhanoglut është një shans i artë që talenti 21-vjeçar të konfirmojë se mund të marrë përsipër organizimin e ekipit, në mungesë të yllit turk.

Sipas mediave italiane, Asllani nuk ka shkëlqyer në ndeshjet ku është aktivizuar mes Champions dhe Kupës së Italisë. Personaliteti, vizioni i lojës dhe këmbët e rafinuara me topin janë cilësi të padiskutueshme të talentit të Kombëtares. Tashmë, ai ka detyrën të tregojë se është gati kur thirret në aksion.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli