Punëtori i fushës godet arbitrin në ndeshjen Luzi-Lushnja

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 18:50 | Futboll
Punëtori i fushës godet arbitrin në ndeshjen Luzi-Lushnja
Foto ilustruese

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Në ndeshjen Luzi-2008-Lushnja, punëtori i fushës ka goditur arbitrin e ndeshjes.

Ndërkohë, në një njoftim, policia bën të ditur se e ka vendosur në pranga agresorin, shtetasin me iniciale A. L., 44 vjeç.

“Goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, vihet në pranga 44-vjeçari, punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv".

Ky shtetas, në përfundim të  ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë  nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos