Rei Manaj po kalon një nga sezonet e tij më të mira në karrierë, me sulmuesin shqiptar që kësaj radhe ka shënuar sërish në Superligën Turke.
Në sfidën me Beshiktashin, 26-vjeçari shqiptar gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 6’ të takimit, duke goditur nga distance dhe duke ndëshkuar portierin Destanoglu, me këtë të fundit që nuk e kontrolloi dot topin siç duhet.
Ky është goli i 15-të i Manajt këtë sezon, me sulmuesin shqiptar që vazhdon të tregojë se është në formë të shkëlqyer, duke i çuar dhe “SMS” të njëpasnjëshme trajnerit Silvinjo, që dhe ai është një opsion për Europianin “Gjermani 2024”.
SHIKONI GOLIN E MANAJT KËTU (A2 Televizion)