Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Sarri “gozhdon” në stol Hysajn, Lazio dhe Napoli ndahen në paqe

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 20:46 | Futboll

Sarri “gozhdon” në stol Hysajn, Lazio dhe Napoli ndahen në

Sfida e pasdites në Serie A mes Lazios dhe Napolit është mbyllur në barazim pa gola, duke mos dhuruar shumë emocione në “Olimpico”.

Për t’u veçuar në këtë takim ishte një kryevepër e Kastejanos, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një roveshatë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, ky ishte edhe një takim ku Sarri dhe Hysaj luanin ndaj ish-skuadrës së tyre të Napolit, por trajneri italian edhe në këtë ndeshje vendosi të mos e aktivizojë për asnjë minutë mbrojtësin shqiptar.

Ky vit ka nisur keq për shkodranin, i cili tashmë duket se e ka humbur vendin e titullarit në radhët e kryeqytetasve në Itali.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani