Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, kishte vetëm fjalë të mira për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, i cili në fitoren e zikaltërve në transfertë ndaj Fiorentinës luajti të gjithë ndeshjen dhe dha asistin e golit të vetëm të ndeshjes.
“Kristjan luajti shumë mirë, nuk kisha fare dyshime që do të luante kështu. Kisha dyshime vetëm për faktin nëse ai do të ishte i disponueshëm që të qëndronte rezervë e Çalhanoglut edhe një vit tjetër, por ai tregoi se është pjesë e grupit 100%”, tha Inzaghi.
“Stërvitet gjithmonë mirë, është fat të kesh në ekip një djalë të tillë. Jam i lumtur për asistin që dha, arriti të mbante 95 minutat e ndeshjes, gjë që kishte kohë që nuk e bënte. Kjo është dëshmi e mënyrës se si stërvitet”, shtoi trajneri i Interit.
(A2 Televizion)