I dëmtuar që nga tetori, ndryshimi shqetësues fizik i Neymar

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 11:30 | Futboll

I dëmtuar që nga tetori, ndryshimi shqetësues fizik i Neymar

Neymar ka bërë shumë që të flitet për fizikun e tij, pasi u fotografua në ditëlindjen e legjendës braziliane të futbollit, Romario.

31-vjeçari, i cili aktualisht luan me Al Hilal në Arabinë Saudite, duket të ketë shtuar shumë në peshë dhe kjo gjë u komentua shumë në rrjetet sociale. Braziliani është i dëmtuar që nga 17 tetori, pasi në një ndeshje të kampionatit saudit këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë.

Në rrjetet sociale, sidomos në “X”, ka pasur shumë komente mbi shëndetin e Neymar, madje disa foto duket që janë të montuara për të ekzagjeruar mbipeshën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos