Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

760 mijë euro për një festë, sulmuesi i United e paguan shtrenjtë argëtimin me miqtë

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 12:13 | Futboll

760 mijë euro për një festë, sulmuesi i United e paguan

Kur je njeri i famshëm, e keqja është se të gjithë të njohin. Madje, edhe në Belfast. Marcus Rashford udhëtoi për në Irlandën e Veriut të mërkurën e kaluar, për t'u takuar me një mik të vjetër nga skuadra e të rinjve të Manchester United, dhe festoi me lejen e klubit.

Deri këtu nuk ka asnjë problem. Problemi erdhi pasi sulmuesi anglez i “Djajve të Kuq” u fotografua të enjten në mbrëmje duke festuar, kur paraditen e së premtes kishte stërvitje me skuadrën, në përgatitje për raundin e katërt të Kupës së Mbretit, kundër Neëport County.

Përfundimi? Telashe në dhomën e zhveshjes në “Old Trafford”.

760 mijë euro për një festë, sulmuesi i United e paguan

“Ka dyshime për Jonny Evans dhe Marcus Rashford, të cilët munguan për shkak të sëmundjes në Carrington të premten në mëngjes”, raportoi Manchester United pas seancës stërvitore përpara ndeshjes së Kupës. Marcus Rashford pretendohej se ishte i sëmurë dhe nuk u grumbullua për ndeshjen kundër Newport County.

I pyetur para dhe pas ndeshjes për atë që kishte ndodhur, ditët e fundit, me sulmuesin anglez, trajneri Erik ten Hag u shpreh: “Marcus Rashford mungonte për shkak se ishte i sëmurë. Pjesa tjetër është çështje e brendshme. Do të merrem unë”.

Versioni i trajnerit holandez ndryshoi nga ai i vetë klubit, por takimi i zhvilluar mëngjesin e sotëm në qendrën sportive të Manchester United ka nxjerrë në pah rastin e shumëfishtë të mungesës së disiplinës në skuadrën e famshme angleze.

Në këtë mënyrë, sipas “The Sun”, Marcus Rashford përballet me një gjobë prej 650 mijë paund (më shumë se 760 mijë euro), e barabartë me dy javë pezullim të pagës.

Ky sezon nuk ka qenë as më i miri në aspektin sportiv për anglezin. Ai ka shënuar deri tani 4 gola dhe ka dhënë 5 asiste. Shifrat e tij janë sigurisht shqetësuese kur krahasohen me ato të sezonit 2022-2023, sezoni më i mirë i karrierës së tij: 30 gola dhe 9 asist.

Ky episod mosdisipline i vjen sulmuesit anglez në momentin më të keq të mundshëm, pikërisht kur dukej se po zgjohej. Dhe Marcus Rashford pati katër ndeshje radhazi duke shënuar ose asistuar: Aston Villa (asistim), Nottingham Forest (gol), Wigan Athletic (asist) dhe Tottenham (gol).

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu