Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Dinamo e bën dramë ndaj Kukësit, fiton në minutën e 96-të

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 19:04 | Futboll

Dinamo e bën dramë ndaj Kukësit, fiton në minutën e

Dinamo ka marrë një fitore 3-2 ndaj Kukësit, por minutat e fundit ishin dramatike në këtë sfidë. Edhe pse shënuan dy gola të shpejtë, në minutën e 12 dhe 13 me Vilën dhe Silva-n, dinamovitët lëshuan shumë dhe Kukësi barazoi me gola në minutën e 84-t dhe 87.

Ndërkohë, ndeshja u vulos nga një gol me kokë i shënuar nga Hoxha në minutën e 96-të.

Më herët, Egnatia arriti një fitore të çmendur përballë Erzenit me përmbysje, duke fituar me rezultatin 3-2. Sfida nisi më mirë për shijakasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4’ me Marzuk, teksa baraspesha u vendos vetëm në pjesën e dytë me Spahiun në minutën e 59’. Zeka kaloi sërish në avantazh shijakasit, por pas 6 minutash rrogozhinasit shënuan dy herë me dy ardhjet e reja, Montenegro dhe Ibrahimoglu, duke i dhënë fitoren skuadrës së Tetovës.

Kështu Egnatia vazhdon të marshojë në krye me 46 pikë, 10 më shumë se Partizani i vendit të dytë, ndërsa Erzeni vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë në vendin e 7-ë me 22 pikë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu