Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 42%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 8%
  • Asnjëherë 25%

PSG synon Leaon në verë, Milani kërkon 175 mln euro

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 16:46 | Futboll

PSG synon Leaon në verë, Milani kërkon 175 mln euro

Rafael Leao është në listën e dëshirave të Paris Saint Germain për verën e ardhshme! Kampionët e Francës po mendojnë që tani për zëvendësuesin e Kylian Mbappe i cili me shumë gjasa do t’i bashkohet Real Madridit për pak muaj.

Për këtë drejtuesit e klubit po mendojnë alternativat në sulm dhe një prej emrave më të preferuar  është ai i portugezit, Rafael Leao.

Ndonëse ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2028, e rinovuar në  verën e kaluar, sulmuesi do të ishte i hapur të dëgjonte ofertën e Parisit.

Për ta bërë për vetë lojtarin, parisienët duhet të paguajnë  një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh dhe më pas të nisin bisedimet.

Megjithatë deri më tani ende nuk ka diçka konkrete por pritet që edhe merkatoja e verës të jetë e zjarrtë për yjet e futbollit evropian.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli