Flamurtari regjistroi një tjetër zhgënjim në shtëpi. Vlonjatët edhe pse niseshin si favoritë ndaj Besës nuk u treguan të saktë para portës në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë.
Flamurtari provoi me raste të njëpasnjëshme e sidomos pjesën e parë, por rrjetat nuk u prekën.
Vasil Shkurtaj kishte rastet me te pastra, por shtatlarti nuk finalizoi dot në portën e kavajasve. Një barazim që shuan dhe më shumë shpresat për t’u ngjitur në elitë sezonin tjetër. (A2 Televizion)