Në Kategorinë e Parë gara vijon të jetë e fortë. Elbasni dhe Bylis janë konfirmuar tani si dy superfuqi dhe pretendente kryesore për ty bashkuar Superligës sezonin e ardhshëm.
Elbasani fitoi minimalisht ndaj Burrelit në transfertë. “Tigrat” edhe pse luajtën ë prej minutës së 39’ me 10 lojtarë ia dolën të merrnin 3 pikë nga ky takim.
Heroi i sfidës ishte Karakaçi që në minutën e 65 shndërroi në gol një 11-mëtërsh. Kaq mjaftoi që ekipi i Nevil Dedes të regjistronte fitoren e radhës dhe të rimerrte kryesimin e kampionatit. (A2 Televizion)