Problemet me disiplinën te Manchester United vijojnë. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta në fushë, te “Djajtë e kuq” tani duhet të kujdesen dhe për regjimin e lojtarëve.
Tekniku Ten Hag la jashtë skuadrës Markus Rashford në duelin ndaj Newport. Edhe pse tekniku holandez tha se futbollisti ishte sëmurë, në mediat britanike qarkulloi shpejt një foto e lojtarit në një në një klub nate në Irlandën e Veriut. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai kishte munguar në stërvitjen e mëngjesit.
Pas publikimit të lajmit, Ten Hag tha se është një çështje e brendshme dhe se do të merret vetë me të. (A2 Televizion)