Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Messi dhe Suarez shënojnë, por Inter Miami mundet nga Al Hilal

Nga Dea Kozma
30 Janar 2024, 17:27 | Futboll

Messi dhe Suarez shënojnë, por Inter Miami mundet nga Al Hilal

Al-Hilal dhe Interi Miami zhvilluan të hënën një miqësore luksi në Riad të Arabisë Saudite. Emocione dhe shume gola por ne fund fitorja ishte e skuadrës nga Lindja e Mesme, që mbylli 90 minuta me rezultatin 4-3.

Që në fillim, skuadra e Al-Hilal shënoi dy gola brenda tre minuash. Nga ana tjetër, Luis Suarez realizoi golin e parë me fanellën e Miamit dhe shkurtoi diferencat në 2-1.

Vëmendjen më të madhe e mori goli i tretë me autor Mishel që pasi shënoi festoi si Ronaldo. Ndërsa Leo Messi iu përgjigj me një gol dhe një asist.

Megjithatë, Al-Hilal ia doli të shënonte edhe një herë dy minuta pa fundit me Malcom që mbylli miqësoren me rezultatin final 4-3.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli